디모데전서 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 디모데전서 (1 Timothy) · 15절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, | I exhort therefore, that, first of all, supplications, prayers, intercessions, and giving of thanks, be made for all men; |
| 2 | për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. | For kings, and for all that are in authority; that we may lead a quiet and peaceable life in all godliness and honesty. |
| 3 | Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, | For this is good and acceptable in the sight of God our Saviour; |
| 4 | i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës. | Who will have all men to be saved, and to come unto the knowledge of the truth. |
| 5 | Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, | For there is one God, and one mediator between God and men, the man Christ Jesus; |
| 6 | i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar, | Who gave himself a ransom for all, to be testified in due time. |
| 7 | për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë. | Whereunto I am ordained a preacher, and an apostle, (I speak the truth in Christ, and lie not;) a teacher of the Gentiles in faith and verity. |
| 8 | Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. | I will therefore that men pray every where, lifting up holy hands, without wrath and doubting. |
| 9 | Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, | In like manner also, that women adorn themselves in modest apparel, with shamefacedness and sobriety; not with broided hair, or gold, or pearls, or costly array; |
| 10 | po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. | But (which becometh women professing godliness) with good works. |
| 11 | Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. | Let the woman learn in silence with all subjection. |
| 12 | Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. | But I suffer not a woman to teach, nor to usurp authority over the man, but to be in silence. |
| 13 | Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva. | For Adam was first formed, then Eve. |
| 14 | Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. | And Adam was not deceived, but the woman being deceived was in the transgression. |
| 15 | Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti. | Notwithstanding she shall be saved in childbearing, if they continue in faith and charity and holiness with sobriety. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL