느헤미야 10장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 느헤미야 (Nehemiah) · 39절
- 1 Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,
- 2 Serajahu, Azaria, Jeremia,
- 3 Pashuhuri, Amariahu, Malkija,
- 4 Hatushi, Shebaniahu, Maluku,
- 5 Harimi, Meremothi, Obadiahu,
- 6 Danieli, Ginethoni, Baruku,
- 7 Meshulami, Abijahu, Mijamini,
- 8 Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.
- 9 Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,
- 10 dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,
- 11 Mika, Rehobi, Hashabiahu,
- 12 Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,
- 13 Hodijahu, Bani dhe Beninu.
- 14 Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,
- 15 Buni, Azgabi, Bebai,
- 16 Adonijahu, Bigvai, Adini,
- 17 Ateri, Ezekia, Azuri,
- 18 Hodijahu, Hashumi, Betsai,
- 19 Harifi, Anatothi, Nebai,
- 20 Magpiashi, Meshulami, Heziri,
- 21 Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,
- 22 Pelatiahu, Hanani, Anajahu,
- 23 Hoshea, Hananiahu, Hasshubi
- 24 Halloheshi, Pilha, Shobeku,
- 25 Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,
- 26 Ahijahu, Hanani, Anani
- 27 Maluku, Harimi dhe Baanahu.
- 28 Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,
- 29 u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
- 30 të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,
- 31 të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.
- 32 U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,
- 33 për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.
- 34 Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.
- 35 U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,
- 36 dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.
- 37 Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.
- 38 Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,
- 39 sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗