갈라디아서 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 갈라디아서 (Galatians) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish), | Paul, an apostle, (not of men, neither by man, but by Jesus Christ, and God the Father, who raised him from the dead;) |
| 2 | dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë: | And all the brethren which are with me, unto the churches of Galatia: |
| 3 | Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti, | Grace be to you and peace from God the Father, and from our Lord Jesus Christ, |
| 4 | që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë, | Who gave himself for our sins, that he might deliver us from this present evil world, according to the will of God and our Father: |
| 5 | i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen. | To whom be glory for ever and ever. Amen. |
| 6 | Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, | I marvel that ye are so soon removed from him that called you into the grace of Christ unto another gospel: |
| 7 | i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit. | Which is not another; but there be some that trouble you, and would pervert the gospel of Christ. |
| 8 | Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar. | But though we, or an angel from heaven, preach any other gospel unto you than that which we have preached unto you, let him be accursed. |
| 9 | Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar. | As we said before, so say I now again, If any man preach any other gospel unto you than that ye have received, let him be accursed. |
| 10 | Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t'u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit. | For do I now persuade men, or God? or do I seek to please men? for if I yet pleased men, I should not be the servant of Christ. |
| 11 | Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut, | But I certify you, brethren, that the gospel which was preached of me is not after man. |
| 12 | sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti. | For I neither received it of man, neither was I taught it, but by the revelation of Jesus Christ. |
| 13 | Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja. | For ye have heard of my conversation in time past in the Jews’ religion, how that beyond measure I persecuted the church of God, and wasted it: |
| 14 | Dhe si përparoja në judaizëm më tepër se shumë bashkëkohës të kombit tim, duke qenë jashtëzakonisht i zellshëm për traditat e etërve të mi. | And profited in the Jews’ religion above many my equals in mine own nation, being more exceedingly zealous of the traditions of my fathers. |
| 15 | Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij, | But when it pleased God, who separated me from my mother’s womb, and called me by his grace, |
| 16 | që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t'ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak, | To reveal his Son in me, that I might preach him among the heathen; immediately I conferred not with flesh and blood: |
| 17 | as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask. | Neither went I up to Jerusalem to them which were apostles before me; but I went into Arabia, and returned again unto Damascus. |
| 18 | Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë. | Then after three years I went up to Jerusalem to see Peter, and abode with him fifteen days. |
| 19 | Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit. | But other of the apostles saw I none, save James the Lord’s brother. |
| 20 | Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej. | Now the things which I write unto you, behold, before God, I lie not. |
| 21 | Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë. | Afterwards I came into the regions of Syria and Cilicia; |
| 22 | Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht, | And was unknown by face unto the churches of Judea which were in Christ: |
| 23 | po ato kishin dëgjuar vetëm: ''Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte'', | But they had heard only, That he which persecuted us in times past now preacheth the faith which once he destroyed. |
| 24 | dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim. | And they glorified God in me. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL